Sulmohet me mjete të forta një punëtor në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet me mjete të forta një punëtor në Mitrovicë

    Insajderi
    29 April 2022 - 00:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si pasojë e sulmit me mjete të forta nga një qytetar gjatë ditës së sotme, një punëtor i Kompanisë Regjionale për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti”, ka pësuar lëndime fizike në trup, transmeton Insajderi.

    Me këtë rast, kompania në fjalë, ka kërkuar nga organet e rendit të merren urgjentisht dhe seriozisht me rastin.

    Sipas tyre, “Punëtori i sulmuar është ndër punëtorët më të sjellshëm dhe të vyer të kompanisë, të cilit i urojmë shërim të shpejt”./Insajderi/

    Njoftimi i Plotë;

    “Punëtori i KRM “Uniteti” është sulmuar në orar të punës, derisa ishte duke kryer punët e tij.

    KRM “Uniteti dënon fuqishëm sulmin dhe fton organet e rendit të merren urgjentisht dhe seriozisht me rastin, sepse sulme të tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme me legjislacionin në fuqi.

    Punëtori i sulmuar është ndër punëtorët më të sjellshëm dhe të vyer të kompanisë, të cilit i urojmë shërim të shpejt.

    Mitrovicë’


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark