Kanclari gjerman Scholz, do të pres në Berlin pret Kurtin, Vuçiqin dhe Lajçakun, kjo është data - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kanclari gjerman Scholz, do të pres në Berlin pret Kurtin, Vuçiqin dhe Lajçakun, kjo është data

    Insajderi
    29 April 2022 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën, më 04.05. 2022, kancelari gjerman Olaf Scholz do të presë në selinë e tij në Berlin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Ëolfgang Büchner, të premten, 29.04.2022, në Berlin, në kuadër të konferencës së rregullt të qeverisë gjermane për media.

    Në qendër të të dyja takimeve, që do të zhvillohen veç e veç, do të jetë “qëndrimet ndaj luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”, tha Büchner, njofton DË.

    Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Berlin, po atë mbrëmje, në prani të ndërmjetësuesit të BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak, i cili vjen në Berlin me ftesë të kancelarit Scholz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark