Insajderi
Botë

Shpërthim pas xhumasë në një xhami të Kabulit, të paktën 10 të vdekur

Insajderi
29 April 2022 - 19:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërthim pas xhumasë në një xhami të Kabulit, të paktën 10 të vdekur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të paktën 10 njerëz u vranë dhe 30 u plagosën pas një shpërthimi në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul pas lutjeve të së premtes, tha zëdhënësi i talebanëve për shefin e policisë Khalid Zadran – por dëshmitarët okularë thanë se ekziston frika se shumë të tjerë kishin vdekur.

Shpërthimi ndodhi në zonën Serahi Alauddin të qytetit, njoftoi kanali privat afgan TOLO News duke cituar një dëshmitar okular, transmeton Telegrafi.

Emergjenca, një organizatë joqeveritare që ofron trajtim mjekësor dhe kirurgjik falas për civilët afganë, tha në një postim në Twitter se 20 persona të plagosur ishin trajtuar në spitalin e saj pas shpërthimit.

Në një deklaratë të postuar në Twitter të premten, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se ai dënon sulmin, që ndodhi disa ditë para përfundimit të Ramazanit.

“Ne dënojmë fuqishëm shpërthimin e sotëm në një xhami në distriktin e 6-të të Kabulit. Vrasje të tilla brutale gjatë këtij agjërimi janë vepër e qarqeve që nuk kanë asnjë lidhje me Islamin apo vendin”, shkroi Mujahid të premten në Twitter.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark