Forcat britanike vazhdojnë t'i stërvitin komandot e FSK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Forcat britanike vazhdojnë t’i stërvitin komandot e FSK-së

    Insajderi
    29 April 2022 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandot tona të FSK-së po stërviten për shkathtësi të zbulimit nga instruktorët e forcave britanike dhe instruktorët tanë të specializuar në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Insajderi.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se stërvitjet në doktrinat, konceptet, procedurat, taktikat dhe teknikat e zbulimit, kërkojnë shumë përgatitje psiko-fizike që komandot tona po i arrijnë me sukses.

    “Falënderim dhe mirënjohje maksimale si gjithmonë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e saj”, ka shkruar ai./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark