Insajderi
Insajderi

Krasniqi i PDK-së kritikon Qeverinë për 1 Maj: Rritja e pagës minimale jodinjitoze

Insajderi
01 May 2022 - 13:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi i PDK-së kritikon Qeverinë për 1 Maj: Rritja e pagës minimale jodinjitoze
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, është shprehur se të gjithë punëtorët e Kosovës pa dallim, nga bujku që bukën e gojës e fiton me djersën e ballit e deri tek mësuesit, që për shumë vite arsimuan breza të rinjsh pa asnjë kompensim, sot meritojnë urimet më të mira.

Por, lideri i PDK-së rikujton se ky 1 Maj, i ka gjetur punëtorët e sektorit privat dhe ata të sektorit publik në një krizë me shumë sfida dhe ende pa ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës.

“Mos miratimi i Ligjit të Pagave dhe rritja jodinjitoze e pagës minimale për të përballuar shtrenjtimet e mëdha të çmimeve, është tregues i qartë se qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin. Pandemia dhe rritja e çmimeve të të gjitha produkteve, sot e kanë bërë më të vështirë jetën e familjeve kosovare. Prandaj, miratimi i ligjeve bazike për punëtorët dhe të drejtat e tyre, është minimumi që qeveria e Kosovës duhet të bëjë, ndërsa rritja e pagave konform krizës së madhe, është detyrim institucional.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark