“Familja e Izet Sheqirit po vuajnë! Nuk po shohin dritë”, avokati Berisha reagon për rastin e 400 kg kokainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Familja e Izet Sheqirit po vuajnë! Nuk po shohin dritë”, avokati Berisha reagon për rastin e 400 kg kokainë

    Insajderi
    01 May 2022 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një postimi në facebook avokati Besnik Berisha, ka reaguar në lidhe me rastin e sekuestrimit të 400 kg, rast ky i cili sipas Berishës është “një prej rasteve me skandaloze te pasluftës qe akoma mbahet ne sirtaret e Prokurorisë”

    “Nese se keni harruar, deshtimin e pata paralajmeruar para nje viti, kurse sot po e ndaj me ju ndeshkimin e te pafajshmeve per shkak te deshtimit te profesionisteve. Rasti i sekuestrimit te 400 kg kokaine, per bindjen time eshte nje prej rasteve me skandaloze te pasluftes qe akoma mbahet ne sirtaret e Prokurorise, te cilet, perkunder qe kane zhvilluar plote nje vit hetim, akoma nuk e marrin guximin per t’i thene te verteten opinionit publik, apo per ta cuar ceshtjen ne gjykim per t’i ndeshkuar fajtoret e liruar te pafajshmit.”, ka shkruar Berisha.

    Sipas tij, “Përkundër asnjë prove, ka plote një vit qe Prokuroria e maskon dështimin e tyre për ta zbuluar pronarin e vërtetë te asaj substance narkotike”

    “Ka plote nje vit qe Prokuroria e maskon deshtimin e tyre per ta zbuluar pronarin e vertete te asaj substance narkotike, e cila me dijenine e tyre, nen percjelljen e Policise, u mor nga Italia dhe u dergua tek nje biznes serioz ne Prishtine dhe kete maskim e bejne duke kerkuar vazhdimisht zgjatjen e paraburgimit per persona te pafajshem, sic eshte edhe afaristi Izet Sheqiri. Perkunder qe ASNJE prove nuk eshte siguruar qe nje vit, qe implikon direkt apo indirekt Izet Sheqirin dhe stafin e tij, drejtesia ne kete rast mungon e per pasoje te pafajshmit dhe familjet e tyre po vuajne cdo dite dhe nuk po shohin drite.”, ka shkruar Berisha.

    Sipas tij, “Izet Sheqiri dhe stafi i tij ose do duhej te ishin ne gjykim ose në shtëpi”

    “Ne nje vend normal, me nje siguri juridike minimale, sot Izet Sheqiri dhe stafi i tij ose do duhej te ishin ne gjykim, si rezultat i nje aktakuze te ligjshme e te mbeshtetur ne prova, o ne shtepi me familjen e tyre, te lire per te jetuar e punuar.”

    Sipas tij, , “përderisa Prokuroria dhe Gjykata eksperimentojnë me te drejtat e njeriut, një afarist i suksesshëm vazhdon te mbahet kundërligjshëm në paraburgim”

    “Mjerisht, perderisa Prokuroria dhe Gjykata eksperimentojne me te drejtat e njeriut, me shpresen se do zbulojne “ujin” e nxehte per kokainen qe Policia dhe Prokuroria ne Prishtine e sollen vet, nje afarist i suksesshem dhe nje qytetar i ndergjegjshem vazhdon te mbahet kunderligjshem ne paraburgim, bashke me stafin e tij.”, ka shkruar Berisha.

    Postimi i plotë i Avokatit Besnik Berisha:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark