Mefail Bajqinovci del me shpjegim për “fansat”, kjo është mënyra si mund ta kontaktoni deputetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mefail Bajqinovci del me shpjegim për “fansat”, kjo është mënyra si mund ta kontaktoni deputetin

    Insajderi
    01 May 2022 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka njoftuar se ka mbyllur që të dyja faqet e Faceboouk ,ngase sipas tij në këtë mënyrë do të lehtësohet komunikimi i tij me qytetarë, transmeton Insajderi.

    Përmes një statusi në Facebook, Bajqinovci, ka thënë se tanimë çdo informatë e tij do të publikohet vetëm në  faqen zyrtare të Facebook-ut dhe kontaktin që është dhënë në këtë faqe.

    Postimi i Plotë:

    “Shumë nga ju po më shkruajnë pse nuk po funksionojnë dy profilet në Facebook.

    Në mënyrë që ta lehtësoj komunikimin me ju, tre muaj më parë i kam mbyllur dy profilet që i kam pasur.

    Në këtë mënyrë, çdo informatë e imja publikohet vetëm në faqen zyrtare të Facebook-ut si dhe kontaktin me ju e kam të koncentruar në faqe përmes messengerit të faqes, ku do të kem mundësi t’i shoh e t’iu përgjigjem më shpejt mesazheve tuaja, si dhe në numrin e telefonit i cili është në faqen time.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark