
Në përmbyllje të Muajit të Ramazanit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pritën në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.
Të ulur në një tavolinë për shtatë persona, pesë nga ta të BIK-ut, Kurti e Konjuca nuk kanë harruar që t’i referohen vetes me Shkelqësi në letrat ku shihen të jenë të vendosur emrat e tyre ne tavolinë.
Në një tavolinë të vogël, ata kanë rezervuar ulëset e tyre me shkrimin mbi tavolinë ku iu referohen “Sh.T : Albin Kurti” dhe “Sh.T Glauk Konjufca”
Me këtë rast, Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë Muajit të Ramazanit.
Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.
“Në prag të festës së Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit, kryeministri Kurti i uroi myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë Bajram të gëzuar. Humanizmin e tolerancën e besimtarit gjatë Ramazanit t’i kemi udhërrëfyes të përhershëm të përditshmërisë sonë.”,thuhet në njoftimin për media.