159 policë dhanë dorëheqje vullnetare në katër vjetët e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    159 policë dhanë dorëheqje vullnetare në katër vjetët e fundit

    Insajderi
    02 May 2022 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Largimi e tij u arsyetua si ndërhyrje në politikë, pasi kishte reaguar ndaj shpenzimeve të deputetëve për karburante. Kaq iu dashtë ish-zyrtarit policor, Amir Hoxhës që të përballet me suspendim, pastaj edhe me ndërprerje të kontratës me institucionin e Policisë së Kosovës.

    Vet ai arsyet i ka bërë të ditura për T7.

    Hoxha shpreh pakënaqësi ndaj avancimeve në Institucionin e Policisë.

    Por jo të gjitha largimet e policëve janë të tilla.

    Ndër vite në Policinë e Kosovës janë dorëzuar dorëheqje vullnetare.

    Bazuar në të dhënat e Policisë që nga viti 2017 e deri në 2021, 159 Policë kanë hequr dorë nga profesioni i tyre.

    Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka bërë të ditur se që nga themelimi i këtij institucioni të sigurisë në mënyrë vullnetare janë dorëhequr 1108 policë.

    Por cila është strategji që kjo sindikatë do ta përdorë për t’i bindur zyrtarët policorë të mos e lënë punën?

    Kosova është ndër të vetmet shtete që nuk ka sigurime shëndetësore për një institucion të sigurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark