Dritan Abazovic hap sezonin e turizmit në Ulqin me #mayfest - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dritan Abazovic hap sezonin e turizmit në Ulqin me #mayfest

    Insajderi
    02 May 2022 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i sapo zgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazovic, me anë të një statusi në facebook ka hap sezonin e turizmit në Ulqin

    Abazovic, i cili u zgjedh kryeministër javën e kaluar në Mal të Zi, e ka hapur këtë sezon bashkë me njërin prej gastronomeve më të njohur në Kosovë dhe Mal të Zi, Arian Henci.

    Ai ka shkruar se #mayfest është një festival që shpërndan kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet.

    “Mijëra të rinj në #mayfest në Ulqin që hapin sezonin turistik! Shumë kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet. Mirësevini në vendin e bukurive jo reale! Po, Mali i Zi 🇲🇪!”, ka shkruar Abazovic.

    Kujtojmë se #mayfest në Ulqin është një event që realizohet çdo vit dhe shënon fillimin e sezonit turistik në qytetin bregdetar shqiptar të Malit të Zi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark