Kardiologët përmes grevës një orësh kundërshtuan shuarjen e kardiologjisë invazive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kardiologët përmes grevës një orësh kundërshtuan shuarjen e kardiologjisë invazive

    Insajderi
    04 May 2022 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesditën e sotme kardiologët invazinë kanë mbajtur grevë njëorëshe për ta kundërshtuar rikthimin e tyre në Kardiologji dhe ndarjen nga Kardiokirurgjia Invazive.

    Qëllimi I kësaj greve është kundërshtimi I plotësim-ndryshimit të statusit të SHSKUK-së i cili parasheh ndarjen e Kardiologjisë Invazive me Kardiokirurgji.

    “Plotësim ndryshimi ka defekte juridike që nuk ka memorandum që do të jetë një riorganizim në kuadër të një reparti të pavarur. Kështu Kardiologjia nuk e lejon të ketë repart. Çdo gjë është një lëshim juridik që nuk mund të zbatohet”, tha një kardiolog sot para mediave.

    Të premten e kaluar, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi  i mblodhi të gjithë drejtuesit e klinikave që trajtojnë sëmundjet e zemrës.

    Arsyeja ishte kërkesa për zbatimin e vendimit të fundit të ministrit të Shëndetësisë, Rifta Latifi, që rikthen shërbimin e kardiologjisë invazive te klinika e kardiologjisë.



    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark