Tre persona goditen nga vetura në Mitrovicë, njëri nga ta në gjendje të rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre persona goditen nga vetura në Mitrovicë, njëri nga ta në gjendje të rëndë

    Insajderi
    05 May 2022 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, kurse njëri nga ta është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u aksidentuan nga një veturë në Mitrovicë pasditen e së mërkurës.

    Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke njoftuar se rasti është nën hetim, shkruan lajmi.net.

    “Rr. Mbretëresha Teute, Mitrovicë Jugu, 04.05.2022 – 13:50. I dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, humb kontrollin dhe godet tre këmbësorë, meshkuj kosovarë. Si pasoj, këmbësorët pësojnë lëndime trupore dhe dërgohet për tretman mjekësorë ne Spitalin e Mitrovicës, e me pas njeri prej tyre në QKUK, ku sipas mjekut, gjendja shëndetësore është rëndë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark