Policia aksion në shkollat e Vushtrrisë, u gjen nxënësve thika e armë plastike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia aksion në shkollat e Vushtrrisë, u gjen nxënësve thika e armë plastike

    Insajderi
    05 May 2022 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Komunën e Vushtrrisë e ku tek nxënësit kanë sekuestruar shtatë thika, një boks te hekurit, një pistoletë plastike dhe gjësende të tjera.

    Sipas policisë kontrolli është kryer me urdhër të gjykatës.

    “Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta  në Vushtrri. Si rezultat i kontrollimit  në posedim tek nxënësit  brenda hapësirave të shkollave janë  gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) thika, një (1) boks hekuri, një(1)pistoletë plastike dhe gjësende tjera. Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’ i paraqiten prokurorit kompetent”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Policia në Vushtrri realizon kontrolle në shkolla

    Vushtrri, 05 Maj 2022

    Në kuadër të veprimeve dhe  masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri,  gjatë ditës së sotme kanë zbatuar  masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

    Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta  në Vushtrri.

    Si rezultat i kontrollimit  në posedim tek nxënësit  brenda hapësirave të shkollave janë  gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) thika, një (1) boks hekuri, një(1)pistoletë plastike dhe gjësende tjera.

    Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’ i paraqiten prokurorit kompetent.

    Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark