Jill Biden e viziton papritur Ukrainën, takohet me gruan e Volodymyr Zelenskyt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Jill Biden e viziton papritur Ukrainën, takohet me gruan e Volodymyr Zelenskyt

    Insajderi
    08 May 2022 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, e ka bërë një vizitë paparalajmërim në qytetin Uzhhorod të Ukrainës perëndimore.

    Ajo ishte takuar me presidenten ukrainase Olena Zelenska, e cila nuk ishte parë në publik që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

    Vizita e Biden vjen për ndër të Ditës së Nënës në Ukrainë, takimi u zhvillua në shkollë në këtë qytet, ku është bërë si strehë për ukrainasit e pastrehë.

    “Doja të vija në ditën e nënës. Ne menduam se ishte e rëndësishme t’i tregonim popullit ukrainas se lufta duhet të ndalet. Dhe kjo luftë ka qenë brutale. Populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës”,ka thënë Jill Biden para mediave.

    Zelensky e ka falënderuar Biden për vizitën, duke i thënë se vizita e saj ishte një veprim i guximshëm.

    Takimi i tyre zgjati për një orë rresht dhe ishte i mbyllur për mediat, shkruan CNN.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark