Arrestohet shoferi që përplasi çiftin me foshnjën në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet shoferi që përplasi çiftin me foshnjën në Tiranë

    Insajderi
    08 May 2022 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arrestohet autori i aksidentit të rëndë te Rruga e Kavajës në Tiranë, 39-vjeçari Ajas Sulejmani.

    Mësohet se Sulejmani është kapur në ambientet e një spitali privat në Tiranë, dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.2 në Tiranë për veprime të mëtejshme.

    Është e paqartë se përse Sulejmani kishte shkuar në ambientet e spitalit privat.

    Ai ishte pa patentë, teksa me shpejtësi mbi 90 kilometra në orë shkeli semaforin e kuq dhe përplasi te vijat e bardha çiftin dhe Arjan dhe Vilma Konomi si dhe foshnjen 3 muajshe në karocë.

    39-vjeçari u largua menjëherë nga vendngjarja pas aksidentit të rëndë.

    Sulejmani rezulton i kërkuar në SHBA për trafik droge.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark