
Krahu i djathtë propagandistik i kryeministrit Kurti, “e pavarura Mekuli Press”, ka ndërprerë punën.
Ky medium i drejtuar 15 vjet nga një anëtar i VV-së në Norvegji ka shërbyer për t’i fyer të gjithë ata që kanë kritikuar liderin e VV-së, Albin Kurtin.
Ky portal është drejtuar nga Gezim Mekuli, i cili se fundmi dëshironte të kandidonte për kryetar të Pejës.
Befasisht sonte në faqen në Facebook te këtij portali është publikuar njoftimi se mediumi është mbyllur.
Kjo nënkupton që Albin Kurti do ta ketë mangu armen tradicionale propaganduese.
Nuk dihen arsyet e sakta se pse ka ndërprerë punën ky portal.
Mirëpo ne njoftimin e publikuar ceket se për shkaqe ekonomike detyrohet ta ndërpresë punën Mekuli Press
“Pas shumë vitesh pune vullnetare, e pavarura MekuliPress, për shkaqe ekonomike, detyrohet ta ndërpresë veprimtarinë vullnetare në fushën e kritikës, lajmit, informacionit dhe analizës”, thuhet në njoftim.
FOTO: Albin Kurti me pronarin e MekuliPress, Gezim Mekuli