Aksidenti i rëndë në Tiranë, kjo është gjendja e gruas që u përplas nga makina bashkë me burrin dhe fëmijën tre muajsh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksidenti i rëndë në Tiranë, kjo është gjendja e gruas që u përplas nga makina bashkë me burrin dhe fëmijën tre muajsh

    Insajderi
    10 May 2022 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çifti i aksidentuar 2 ditë më parë, Vilma dhe Arjan Konomi ndodhen ende në spital ndërsa foshja e tyre ka dalë.

    Gazetarja e Abc Ema Shazivari mëson se gruaja është në gjendje më të rëndë dhe e pavetëdijshme.

    Arjani dhe Vilma ndodhen në dy dhoma të ndryshme, ndërsa nuk dihet si do jetë vijueshmëria e gjendjes së tyre shëndetësore.

    Të dy së bashku me foshnjën e tyre 3 muajshe po kalonin në vijat e bardha te Rruga e Kavajës këtë të diel.

    Me shpejtësi dhe me të kuqe, Ajas Sulejmani i përplasi te vijat e bardha. Pasi shkaktoi aksidentin, autori 39 vjeçar braktisi aty mjetin me targa gjermane dhe u largua menjëherë.

    3 orë pas aksidentit, në një spital privat po në Tiranë, u arrestua 39 vjeçari Ajas Sulejmani, i cili pretendonte se ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi në makinë kishte një tjetër fëmijë që ishte lënduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark