Kuvendi mban seancë sot, greva e paralajmëruar dhe ngjarjet e tjera që pritet të ndodhin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kuvendi mban seancë sot, greva e paralajmëruar dhe ngjarjet e tjera që pritet të ndodhin

    Insajderi
    11 May 2022 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

    Ngjarjet e datës 11 maj:

    Punëtorët e KEDS/Kesco fillojnë grevën me kërkesën e vetme ngritjen e pagave në vlerë 100 euro. (Ndërtesa e KEDS/Kesco, ora 8:30)

    – Mbahet takimi ndërmjet hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me slloganin “Saranda në Prishtinë”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

    – Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të mbajë mbledhjen e 287-të. (Zyrat e KGJK-së, ora 9:00)

    – Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth realizimit të Planit të punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

    – Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë prezanton “Raportin e shoqërisë civile për të drejtat e njeriut 2021”. (Hotel Sirius, 10:00)

    – Innovation Centre Kosovo bashkë me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara organizojnë Panairin e Gjelbër të Bizneseve Start-up. (Objekti i ICK-së, Rr.Rexhep Mala, 28A, ora 10:00)

    – Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit, Projektligjin për Turizmin, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, 10:00)

    – OSBE në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizon eventin përmbyllës të ciklit të parë pilotues të programit Transmetuesit e Paqes, si dhe lançimin e ciklit të dytë të të njëjtit program. (Hotel Sirius, ora 11:00)

    – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim realizon aksion simbolik me ç’rast do të shpaloset mungesa e strategjive kombëtare për ndërlidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës. (Para objektit të Qeverisë, ora 11:45)

    – Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

    – Inaugurohet Shoqata për Prommovimin e Turizmit Malor të Kosovës. (Hotel Magra Austria në Bërnicë të Eperme, ora 13:00)

    – Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

    – Organizata Joqeveritare ” Qendra për Zhvillime Humane” benë inaugurimin e “Parkut Japonez”. (Pas ndërtesës së Rektoratit të Prishtinës dhe përball Fakultetit të Arteve të Prishtinës, ora 15:00)

    – Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi orgnizojnë promovimin e turizmit të Sarandës. (Salla e Kuqe, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

    – Komuna e Rahovecit organizon Festivalin Folklorik Tradicional “Anadrinia Jehon 2022”. (Fshati Dejnë, komuna e Rahovecit, ora 19:00)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark