Aplikimi i Kosovës në KE, Vlora Çitaku flet për domethënien e përjashtimit të Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aplikimi i Kosovës në KE, Vlora Çitaku flet për domethënien e përjashtimit të Rusisë

    Insajderi
    12 May 2022 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku e ka komentuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke thënë se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret.

    Sipas saj, përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë ia ka hapur derën Kosovës për t’u anëtarësuar.

    “Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe tani, me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Kosova të enjten e ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e saj për anëtarësim në KE.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark