Nesër mblidhen avokatët, kuvendi pritet të ketë tensione - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nesër mblidhen avokatët, kuvendi pritet të ketë tensione

    Insajderi
    13 May 2022 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër do të mbahet mbledhja e rregullt e Odës së Avokatëve të Kosovës.

    I gjithë procesi do të nisë rreth orës 10:00, ndërsa në rend të ditës do të jenë tetë pika.

    Gazeta Insajderi merr vesh që këtyre pikave, disa nga avokatët janë përgatitur që ta kundërshtojnë udhëheqësin aktuale të Odës së Avokatëve, çështje kjo që mund të çojë në tensione.

    Një nga pikat që po ashtu pritet të kundërshtohet është edhe rritja e çmimit të anëtarësisë nga 260 në 300 për një vit, ndërsa vërejtje të theksuara avokatët kanë edhe në raportet financiare dhe mënyrën e shpenzimit të fondeve.

    Insajderi ka siguruar një seri komunikimesh që për shfaqin përplasje e akuza të rënda mes avokatëve, çështje këto që pritet të diskutohen në Kuvendin e së shtunës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark