Përleshje në parkingun e një marketi në Banjë të Pejës, një person theret dy herë me kaçavidë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përleshje në parkingun e një marketi në Banjë të Pejës, një person theret dy herë me kaçavidë

    Insajderi
    14 May 2022 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me një kaçavidë, pasditen e djeshme, një person dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta një person tjetër. Përleshjes mes tyre i parapriu një fjalosje që ndodhi në parkingun e një marketi në fshatin Banjë të Istogut.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari e ka therë dy herë me kaçavidë viktimën – një herë në dorën e majtë dhe një herë nën sqetull.

    Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, por tanimë është në gjendje stabile.

    Prangave të Policisë nuk ka arritur t’i ikë i dyshuari, i cili u kap në vendin e ngjarjes, mirëpo ai e kishte një ‘kërkesë’ për zyrtarët policorë.

    Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore duke thënë se është goditur nga viktima me mjet të fortë.

    Pas pranimit të ndihmës, i njëjti është dërguar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

    Gashi njoftoi se lidhur me këtë është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark