A do t’i dëgjojnë Albin Kurti e Liburn Aliu thirrjet e Vetëvendosjes së Klinës kundër fabrikës së çimentos? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    A do t’i dëgjojnë Albin Kurti e Liburn Aliu thirrjet e Vetëvendosjes së Klinës kundër fabrikës së çimentos?

    Insajderi
    14 May 2022 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega e Vetëvendosje në Klinë është mobilizuar për të kundërshtuar ndertimin e një fabrike të çimentos në këtë komunë.

    Dega e VV-së që është opozitë në Klinë është njera nga organizatorët e protestës kundër vendimit që mori pushteti lokal i AAK-së në Klinë.

    Në protestën e sotshme pjesëmarrëse ishte edhe Fitore Pacolli, deputetja e VV-së.

    Protestuesit janë duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit qendror për ta ndaluar këtë projekt. Përgjegjesinë per ta ndaluar e ka ministria e Mjedisit e udhëhequr nga Liburn Aliu.

    Qindra qytetarë të Klinës të mbledhur në rrugën kryesore në Dollc( magjistralen Pejë – Prishtinë) protestuan sot kundër ndërtimit të Fabrikës së çimentos.

    Banoret e tubuar thonë se ndërtimi i kësaj fabrike dëmton ajrin dhe ambientin përreth, kështu që pamundeson jetën e shëndetshme, prandaj protestat nuk do të ndalen deri në vendimin në favor të tyre nga Qeveria e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark