Si u thanë shumica e pishave të mbjellura në lagjen Arbëri, flasin nga Komuna e Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Si u thanë shumica e pishave të mbjellura në lagjen Arbëri, flasin nga Komuna e Prishtinës

    Insajderi
    15 May 2022 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë në një park publik në lagjen Arbëria, qytetarët raportuan se pishat e mbjella aty ishin tharë rreth 100 sosh, e për Gazetën Metro kanë folur nga Komuna e Prishtinës lidhur me këtë çështje.

    Donika Çeta e cila udhëheq me Drejtorinë e Parqeve në Komunën e Prishtinës në një përgjigje për Gazetën Metro për këtë çështje, tha se, në atë lagje është duke e hartuar një plan i veçantë.

    “Jemi duke zhvilluar koncept planin për sipërfaqen e shkallëve të Arbërisë, së shpejti pritet fillimi i realizimit të popullimit të sipërfaqes me drunj dhe shkurre”, tha ajo për redaksinë tonë.

    Ndërsa sa i përket vyshkjes së shumë trupave të pishave në lagjën Arbëria, nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se shpesh ndodh që të dështojnë një sasi e caktuar e mbjelljeve.

    “Shpesh ndodhë që toka të jetë e papërshtatshme, janë të ndjeshme në sëmundje apo ujitja e pamjaftueshme. Sipas grupit menaxhues profesional mendohet që gjithmonë duhet të pritet që 30% e sasisë së furnizimit janë të predisponuara të thahen, asnjëherë nuk pritet që të gjitha të jenë të shëndosha dhe të rriten”, u shpreh ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark