“Paqavër është ky mashtrues”, ish-komandant Tigri që ishte anëtarë i VV-së me fjalë të rënda për Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Paqavër është ky mashtrues”, ish-komandant Tigri që ishte anëtarë i VV-së me fjalë të rënda për Kurtin

    Insajderi
    15 May 2022 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajvaz Berisha, i cili në vitin 2018 kishte aderuar në VV, si duket është thellësisht i penduar për kalimin e tij në këtë subjekt.

    Ajvazaj tashmë nuk e kursen gjuhën e ashpër ndaj Kurtit e cili në atë kohë e priti krahëhapur bashkangjitjen e tij në parti.

    Në një postim të avokatit Xhevdet Smakiqi, i cili thotë se kryeministri Kurti rrezikon raportet speciale me Amerikën, ka komentuar edhe ish-anëtari i VV-së, Ajvaz Berisha.

    “Paqavër është ky mashtrues”, i thotë Berisha Kurtit në postimin e Smakiqit.

    Ajvaz Berisha, i njohur si komandant “Tigri” shpeshherë ka qenë i përmendur në lidhje me vrasjes e ish ushtarit të UÇK-së, Bedri Curri, gjë të cilën Berisha e kishte mohuar.

    I pyetur për të kaluarën e Berishajt, Kurti kishte thënë se “Për të kaluarën e nuk mund të garantoj për njerëzit se çfarë kanë bërë në jetët e tyre në hollësi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark