Demokrati nuk përmbahet përballë Berishës: Të dua më shumë se fëmijët e mi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demokrati nuk përmbahet përballë Berishës: Të dua më shumë se fëmijët e mi

    Insajderi
    15 May 2022 - 23:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar takimin e radhës në qytetin e Lezhës.

    Gjatë takimit, një demokrat nuk kurseu “lëvdatat” ndaj Berishës, madje u shpreh se e do atë më shumë se sa do fëmijët e tij.

    “I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vdekje, jo më shumë. Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar.

    Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt. Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim, Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti a priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, tha demokrati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark