Motra e Ukshin Hotit për zhdukjen e tij: Fajtori dihet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Motra e Ukshin Hotit për zhdukjen e tij: Fajtori dihet

    Insajderi
    16 May 2022 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    16 maji i vitit 1999, shënohet dita kur është zhdukur profesori, politologu dhe luftëtari i paepur i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

    Motra e profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, ka thënë se është e zhgënjyer me punën e deritanishme të institucioneve kosovare dhe ndërkombëtare mbi çështjen e zhdukjes së Ukshin Hotit.

    Me rastin e 23 vjetorit të zhdukjes së profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, pjesë e emisionit të RTV Dukagjini, “Five”, ka qenë edhe motra e tij, Myrvete Hoti-Kosumi. Ajo ka thënë se çështja e Ukshin Hotit është një çështje e cila e mundon çdo ditë e jo vetëm në përvjetoret e tij.

    “Çështja e Ukshin Hotit më mundon edhe ditët pa përvjetor, edhe vet fakti që nuk mund të kuptojë asnjë informatë edhe pse dihet fajtori”, ka thënë Myrvete Hoti gjersa tregon rrethanat e pretenduara të zhdukjes së tij.

    Sipas Hoti-Kosumit, çështja e Ukshin Hotit ka qenë e kombëtarizuar dhe si e tillë e njohur edhe për palën serbe dhe atë ndërkombëtare. Megjithatë, ajo ka theksuar faktin se shqipëtarët nuk kanë bërë asnjë protestë apo kërkesë këto 23 vitet e fundit.

    E bindur se përgjegjësi për zhdukjen e të vëllaut dihet, ajo ka thënë se “kam kërkuar të zbulohet çështja e tij por, deri tani kam hasur në vesh të shurdhër”.

    Për herë të fundit, Ukshin Hoti ishte dënuar me 5 vite burg në burgun e Dubravës ndërsa, në përfundim të këtij dënimi, ai ishte marrë peng nga rojet  e burgut dhe që atëherë nuk është parë më./Portali D/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark