25 euro bileta- Studentët e Universitetit të Pejës organizojnë aheng në biznesin e familjes së Dekanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    25 euro bileta- Studentët e Universitetit të Pejës organizojnë aheng në biznesin e familjes së Dekanit

    Insajderi
    16 May 2022 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Universiteti i Pejës, “Haxhi Zeka” ka organizuar mbrëmjen studentore të absolventiadës, brucoshiadës dhe masteriadës në restaurantin “Vranina Palace”  ku pronar i saj është vëllau i dekanit Hysen Nimani i cili është dekan i Fakultetit të Arteve që është njësi akademike e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë, shkruan Insajderi.

    Restauranti “Vranina Palace” është pronë familjare e dekanit Hysen Nimanit. Në Agjencionin e regjistrimit të biznesit në Kosovë (ARBK) ky restaurant figuron në emër të vëllait të tij, Valon Nimanit.

    FOTO: ARBK

    Lidhja e tyre familjare, duket që ka ndikuar në përzgjedhjen e restaurantit të vëllait të dekanit që të jetë pikëtakimi i studentëve e stafit për këtë aheng.

    Edhe vetë dekani, Hysen Nimani kishte reklamuar restorantin muaj më parë duke ftuar qytetarët që ta vizitojnë.

    FOTO: Profili i Hysen Nimanit- Facebook

    Mbrëmja për studentë e staf universitar është bërë publike nga Parlamenti Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë. Por ajo çka të bien në sy është çmimi i lartë për një person e që është 25 euro.

    Duke pas parasysh kushtet që mund të kenë studentët vlerësohet si një çmimi kogja i lartë.

    FOTO: Parlamenti Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë- Facebook


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark