Përparim Rama i dhuron nesër Gjukanoviqit “Çelësin e Qytetit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama i dhuron nesër Gjukanoviqit “Çelësin e Qytetit”

    Insajderi
    17 May 2022 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit” Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanovic, i cili nesër do të vizitojë edhe Komunën e Prishtinës, raporton Express.

    Sipas njoftimit të komunës, ceremonia do të mbahet në orën 15:00, në ndërtesën e vjetër të komunës.

    “Me rastin e vizitës së tij në Kosovë, Presidenti i Malit të Zi Sh.T. Milo Gjukanovic, do të vizitojë edhe Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit z. Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”. Komuna e Prishtinës ju fton në ceremoninë e dekorimit me “Çelësin e Qytetit” për Presidentin e Malit të Zi Sh.T. Milo Gjukanovic, nesër, në ora 15:00, në ndërtesën e vjetër të Komunës”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark