Veton Berisha i reagon Nagavcit: A e di ministrja se nga abetarja mësojmë edhe ne egjiptianët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veton Berisha i reagon Nagavcit: A e di ministrja se nga abetarja mësojmë edhe ne egjiptianët

    Insajderi
    18 May 2022 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetar i Partisë LIberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, i ka reaguar Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me deklaratën e saj se “nga shtatori femijët shqipëtar do të kenë në duar abetaren e re të përbashkët Kosovë- Shqipëri unike dhe cilësore”.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha e ka pyetur Nagavcin nëse e di se nga abetarja mësojnë edhe egjiptianët dhe se nëse ministrja e ka kuptuar se në sallën ku ajo mbajti fjalimin kishte edhe pjesëtarë të komuniteteve tjera.

    “A e di ministrja Nagavci se nga abetarja mësojmë edhe ne Egjiptianët edhe në Kosovë edhe Shqipëri!? A e kupton ministrja e arsimit se aty në sallë kishte edhe pjestar të komuniteteve të tjera që ishin pjesë e festës së abetarës?

    Së dyti, një mësuese e shkollës fillore “Xhemajl Kada” në Pejë e quajtur Gjylfidane Morina duke ju bërë “nderë” fëmijëve të këtyre komuniteteve i vendos në një vend krejt të veqant prej nxënesve Shqipëtar dhe larg nga aktiviteti që po zhvillohej me arsyetimin se këtë po e dëshirojnë fëmijët ndërsa fëmijët e konfirmonin të kundërten!”, ka shkruar Berisha.

    Ai ka përmendur edhe se si asnjë fëmijë i komuniteteve nuk ishte pjesë e aktiviteteve të realizuara nga ky manifestim.

    “Së treti, asnjë fëmijë i komuniteteve nuk ishte pjesë e aktiviteteve të realizuara nga ky manifestim, të paktën një shkronjë ta mbante në duar”, thuhet në postimin e Berishës.

    Ndryshe, ditën e martë u organizua Festa e Abetares për fëmijët në Karagaç të Pejës, por nuk pati festë për të gjithë. Disa fëmijë të komuniteteve të tjera u ndanë nga moshatarët e tyre.

    Derisa shokët e tyre të klasës festonin në qendër të sallës, dhjetëra nxënës të komuniteteve të tjera qëndruan në karriget e shikuesve, anipse dëshironin që të festonin bashkë me ta.

    “Po kena pas qef, po qitu tha mësuesja, qitu u ula”, “Mësuesja na tha (uluni këtu)”, thanë dy nga fëmijët e komuniteteve të tjera, të cilët po e shijonin nga larg Festën e Abetares.

    Ndërsa, mësuesja e tyre Xhylfidane Morina deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me diskriminim dhe se ishte veç një rastësi. Po ashtu e njëjta tha se kjo ishte dhe dëshirë e nxënësve.

    Ky rast bëri që të ketë reagime të shumta se një racizëm i tillë nuk guxon të ndodhë nëpër shkollat e Kosovës.

    I pari që reagoi për këtë rast ishte Ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se ky është një gjest shumë i rëndë./


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark