Ish-deputetja e NISMA-s: 3 ditë kam qëndruar në Shtëpi të Bardhë, 1 në Zyrën Ovale, kurrë zani s’mu ka ni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputetja e NISMA-s: 3 ditë kam qëndruar në Shtëpi të Bardhë, 1 në Zyrën Ovale, kurrë zani s’mu ka ni

    Insajderi
    18 May 2022 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputetja e NISMA-s, Albulena Balaj-Halimaj, e cila gjatë qeverisjes së Avdullah Hotit kishte mbajtur edhe pozitën e zëvendëskryeministres ka reaguar rreth vizitës së kryeministrit në SHBA.

    Balaj-Halimajt gjatë qeverisjes Hoti i kishte rënë të udhëtonte edhe për në Washington në shtatorin e vitit 2020, kur Kosova nënshkroi marrëveshjen e Washingtonit nën ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump.

    Pas dy vitesh, ajo po e përmend këtë vizitë, duke thënë përgjatë qëndrimit pesë ditor në SHBA, tri ditë i kishte kaluar në Shtëpinë e Bardhë dhe një në Zyrën Ovale por që “zëri s’ju ka ni”,

    Këtë reagim ajo e ka bërë në kohën kur atje po qëndron kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, e i cili tek sot ka takuar një zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

    Ajo gjithashtu ka pasur fjalë edhe për kritikët e Kurtit duke thënë që s’kanë pasur udhëtime zyrtare as në Shqipëri.

    “Krejt 5 dite ne ShBA, 3 prej tyre ne Shtepi te Bardhe, 1 ne Zyren Ovale te Presidentit edhe kurre zani s’mu ka ni. Do do po sorollaten neper Amerike me… edhe po mburren.

    Ama tani kur po i shoh do “zyrtar t’larte” qe po e kritikojne kryministrin, e qe takime zyrtare s’kane pas as ne Shqiperi po them veq s em ngon kryeministri se i kisha than me ndejte edhe nja 1 muaj”, ka shkruar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark