Ish-Kryeinspektori i AKI-se fajeson edhe Tome Gashin për vendimin e Speciales kunder Haradinajt e Gucatit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-Kryeinspektori i AKI-se fajeson edhe Tome Gashin për vendimin e Speciales kunder Haradinajt e Gucatit

    Insajderi
    18 May 2022 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Shkelzen Sopiani ka fajsuar avokatin Tomë Gashi për vendimin e sotëm të Gjykatës Specialë ku  dënoi me 4 vite e gjymsë burg dhe 100 euro gjobë.

    Përmes një statusi në facebook, ka shkruar se ka qenë avokati ( që i referohet Tomë Gashit) ai kë ka insist të publikohen këto dokumente.

    “Fundja, ka qenë AVOKATI ai i cili i ka këshilluar dhe ka insistuar që këto dokumente të publikohen dhe si pasojë jemi ku jemi!”, shkruan mes tjerash ai.

    Shkelzen Sopiani ka qenë Inspektor në AKI, tani është avokat.

    Statusi i plotë:

    Aktgjykimi i sotëm nuk ka të bëjë fare me luftën tonë për liri. Ky aktgjykim thjesht ka të  bëjë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe nuk ka qenë befasues! Mos të lidhet ky process me procesin tjetër brenda kësaj gjykate!

    Sidoqoftë, me këtë aktgjykim të paktën u konfirmua autenticiteti i dokumenteve të publikuara, andaj marrë parasysh se ushtrimi i funksioneve të drejtësisë rrezikohet jo vetëm nga personat jashtë sistemit por edhe nga ata brenda sistemit, për të u vu drejtësia në vend, prokuroria speciale duhet ti zbuloj dhe ndjekë penalisht edhe personat që i kanë vu në dispozicion dokumentet e publikuara (që lehtësisht mund të jenë edhe brenda tyre), përndryshe konsiderohet se PS nuk e ka kryer punën e tyre.

    Sa i përket deklaratave të disa avokatëve për padrejtësi etj., është për keqardhje pasi të njëjtit do duhej ta vlerësojnë këtë nga spektri profesional e jo populist.

    Fundja, ka qenë AVOKATI ai i cili i ka këshilluar dhe ka insistuar që këto dokumente të publikohen dhe si pasojë jemi ku jemi!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark