Insajderi
Lajme

Gjykata i cakon masën e paraburgimit Avdyl Selimit i dyshuar për vjedhje të të dhënave të klientëve në Neptun

Insajderi
19 May 2022 - 11:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata i cakon masën e paraburgimit Avdyl Selimit i dyshuar për vjedhje të të dhënave të klientëve në Neptun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar maswn e paraburgimit Avdyl Selimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i karteleve të bankës apo të kreditit nga neni 301 paragrafi 3 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit A.S. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 23 paragrafi 3 nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Insadjeri kishte raportuar ekskluzivisht lidhur me këtë rast:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark