Dhëndri vonohet në dasmë se po pinte me shokët, nusja e lë dhe martohet me një tjetër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dhëndri vonohet në dasmë se po pinte me shokët, nusja e lë dhe martohet me një tjetër

    Insajderi
    23 May 2022 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një martesë në Indi u prish sepse dhëndri po festonte me miqtë e tij dhe nusja e irrituar, pa një pa dy, e ndau mendjen dhe vendosi të martohej me dikë tjetër.

    Ndodhia ngjau në fshatin Chelana të Indisë. Burri nuk u shfaq në ritual sepse po bënte një festë beqarie me miqtë, por nusja po e priste në dasmë.

    Dhe, që një martesë në fshatin Çelanë të konsiderohet e plotë, çifti duhet të bëjë shtatë lutje së bashku rreth zjarrit të shenjtë.

    Kështu ndërsa ky ritual ishte planifikuar për në orën 9 të mëngjesit, ai u zhvendos në orën 1 pasdreke, sepse dhëndri ishte me shoqërinë e tij dhe po festonte pa mbarim.

    Koha kalonte dhe burri nuk u shfaq në vendin e eventit, duke shkaktuar acarim si tek ajo ashtu edhe tek familja e saj.

    E tërbuar, vajza e prishi martesën ende pa u bërë dhe u martua me një tjetër.

    Të nesërmen familja e dhëndrit shkoi në komisariat për të bërë një denoncim zyrtar, por ai nuk u mor parasysh. /noa.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark