Ministria e Financave tregon kur do të bëhet ekzekutimi i parave për këto kategori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Financave tregon kur do të bëhet ekzekutimi i parave për këto kategori

    Insajderi
    23 May 2022 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka publikuar një njoftim të rëndësishëm sa i përket administrimit të pagesave për përfituesit e skemave pensionale dhe sociale.

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka publikuar një njoftim të rëndësishëm sa i përket administrimit të pagesave për përfituesit e skemave pensionale dhe sociale.

    Sipas MF-së, datat për pagesa janë si në vijim:

    Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji;

    Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji;

    Skemat sociale: data 30 e çdo muaji;

    Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji;

    Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji.

    “Aplikimi për Shtesa për Fëmijë e Lehona do të jetë i hapur nga data 1 – 10, ashtu që pagesat çdo muaj të ekzekutohen në datën e paraparë” thuhet në njoftim.

    Tutje, Ministria bën me dije gjithashtu se pensionet për veteranë do të ekzekutohen ndryshe nga pensionet e rregullta për shkak të verifikimit të statusit të punësimit me Administratën Tatimore të Kosovës.

    “Qytetarët duhet të kenë parasysh se nëse data e paraparë sipas këtij udhëzuesi është ditë vikendi apo pushimi zyrtar, pagesat do të ekzekutohen në ditën vijuese të punës” përfundon njoftimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark