Njeriu që arriti të futet në Shtëpinë e Bardhë shpotite Kurtin për mungesën e suksesit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Njeriu që arriti të futet në Shtëpinë e Bardhë shpotite Kurtin për mungesën e suksesit

    Insajderi
    23 May 2022 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shkak se nuk arriti të vizitoj ende Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tij në SHBA.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ndonëse kishte “shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën që për botën demokratike, dhe për shqiptarët në veçanti, është adresa e të gjitha adresave: Shtëpia e Bardhë”.

    “Parimisht, vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta”, ka shkruar Hoti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark