Nuk ndalen problemet për ZRrE-në, paditet nga KOSTT-i - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nuk ndalen problemet për ZRrE-në, paditet nga KOSTT-i

    Insajderi
    23 May 2022 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas padisë që KOSTT-i e dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për çështje administrative, ZRRE-ja në vazhdimësi ka injoruar kërkesat për kompensimin e humbjeve të energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës.

    “Prej vitit 2017, e këndej, në mungesë të të hyrave, sipas licencës në fjalë, KOSTT sh.a. në vazhdimësi është përballë me vështirësi për mbulimin e kostos financiare për humbjet e energjisë elektrike të shkaktuara në katër komunat në veri të Kosovës, Ndërkaq nga viti, 2020 e këndej KOSTT sh.a. është vënë në pozitë të vështirësive financiare dhe se pagesa e mëtejme e këtij obligimi do ta vë në pikëpyetje ekzistimin e kësaj ndërmarrje, ndoshta edhe falimentimin e saj”, është thënë në padinë e KOSTT-it.

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) është duke u ballafaquar me kritika të ashpra nga opozita, pasi Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin kjo e fundit ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për tarifat e reja të energjisë elektrike. Apeli e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e ZRrE-së.

    Opozita është duke kërkuar shkarkimin e bordit të ZRrE-së, madje PDK-ja ka dorëzuar padi kundër këtij bordi  për shkak të vendimit të gjykatës në lidhje me tarifat e energjisë elektrike. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark