Insajderi
Insajderi

Ymeri: Po të isha si Kurti nuk do ta takojë senatorin Ted Cruz

Insajderi
23 May 2022 - 23:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ymeri: Po të isha si Kurti nuk do ta takojë senatorin Ted Cruz
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti ka përmbyllur vizitën 18-ditore në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA Kurti ka takuar edhe senatorë e kongresistë.

Por, për njërin prej këtyre takimeve ka dyshime, ish-deputeti Visar Ymeri.

Ai thotë se shumë i çuditshëm ka qenë takimi i Kurtit me senatorin Ted Cruz.

“Më ka bërë shumë përshtypje takimi i Kurtit me senatorin Ted Cruz. Po të isha si kryeministri Kurti nuk do ta kisha takuar atë. Ai sot është një prej senatorëve më kontraverz ideologjikisht në SHBA. Ai është një prej senatorëve që çdo herë e më pak po merret seriozisht edhe nga vet përfaqësuesit dhe populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të qëndrimeve të tij politike”, tha Ymeri në RTV Dukagjini.

“Ted Cruzi ka qenë një prej senatorëve që ka mbështetur më së shumti Donald Trumpin si president. Ai ka votuar kundër certifikimit të zgjedhjeve në SHBA pasi dyshon se procesi ishte manipuluar”.

Ymeri thotë se Kurti në SHBA ka pasur një nxitje që të ketë sa më shumë takime në mënyrë që sipas tij të ketë çfarë të flet në Kosovë.

Ish-bashkëpartiaku i Kurtit thotë se kryeministri aktual nuk është anti-amerikan, por sipas tij ai është dhe ka qenë kundër projekteve që Amerika i ka shtyrë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark