A doli blof Abelard Tahiri? Haradinaj thotë se janë mbledhur mbi 10 milionë euro në Fondin e Sigurisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    A doli blof Abelard Tahiri? Haradinaj thotë se janë mbledhur mbi 10 milionë euro në Fondin e Sigurisë

    Insajderi
    23 May 2022 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sonte në emisionin Pressing në T7 se sipas informatave të tij janë mbledhur mbi 10 milionë euro në Fondin e Sigurisë. Kjo deklaratë e tij mund të hedh poshtë pretendimet e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, se nuk janë mbledhur as 2 milionë euro në Fond.

    Madje Tahiri në Kuvendin e Kosovës kishte thënë se është i gatshëm të vejë bast për këtë punë.

    “Unë jam i bindur dhe po vë bast që nëse kanë kaluar mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë unë e lë mandatin e deputetit, sepse as 2 milionë euro nuk keni arrit me i mbledh”, ka thënë Tahiri.

    Haradinaj tha se me të vërtetë nuk i kupton opozitarët që janë kundër Fondit.

    “Albini shkon nesër prej qeverisë, ndërsa ushtria na mbet neve, Kosovës.”, tha ai.

    Ndërkohë kjo ishte deklarata e tij për Fondin nga Haradinaj i cili po ashtu tha se tri rroga i ka dhuruar deri më tani për këtë Fond. Ai kërkoi edhe kalimin e ligjit nga qeveria, që kontribimi në ushtri nga qytetarët të jetë permanent.

    “Kam informacion rrethanor se janë mbledhur mbi 10 milionë euro në Fondin e Sigurisë. Nuk janë të sigurt. Kam informata nga ata që kanë kontribuar. Por po ju them. Edhe po t’i kishim 1 miliard, nuk është kryer puna. Duhen investime të qëndrueshme”, tha Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark