Varësia nga droga, Policia kap 21 vjeçarin me marihuanë në dalje të Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Varësia nga droga, Policia kap 21 vjeçarin me marihuanë në dalje të Mitrovicës

    Insajderi
    24 May 2022 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve.

    Një rast i tillë është zbuluar edhe dje, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, në dalje të Mitrovicës, ku në një pikë kontrolli të Policisë, u ndalua një  veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

    Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit 21-vjeçar L.L., zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga i riu një sasi të substancës së dyshuar marihuanë.

    Për shkak të drogës që iu gjet, ndaj të riut Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për inicimin e rastit për posedim të paautorizuar të narkotikëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark