Në Ditën e Presidentit, Osmani: Kjo ditë i kushtohet Rugovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Ditën e Presidentit, Osmani: Kjo ditë i kushtohet Rugovës

    Insajderi
    24 May 2022 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Presidentit, ka kujtuar Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani e ka quajtur Rugovën arkitekt të shtetit të pavarur të Kosovës.

    “Në ditën e tij, të vendosur prej vetë atij, si shenjë përkujtimi e përjetësimi të zgjedhjeve të para demokratike në Republikën e shpallur të Kosovës, më 24 maj 1992, e nderuam presidentin Rugova për vizionin e tij, e rikujtuam madhështinë e veprës së tij dhe e ritheksuam peshën e tij në jetën tonë politike.Kjo ditë i kushtohet atij!Gëzuar, President!”, ka shkruar Osmani.

    Dita e Presidentit është shpallur si e tillë nga presidenti historik Ibrahim Rugova, dhe shënohet çdo 24 maj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark