ATK vazhdon me aksion në 14 subjekte biznesore, mblidhen afro një milion euro borxhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ATK vazhdon me aksion në 14 subjekte biznesore, mblidhen afro një milion euro borxhe

    Insajderi
    24 May 2022 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se më 20 dhe 23 maj ka zhvilluar aksion te 14 subjekte biznesore, me ç’rast janë ndërmarrë masat e konfiskimit.

    Një aksion i tillë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat është arritur që të mbledhin 939 mijë e 290 euro.

    Sipas ATK-së, nga masat e ndërmarra përveç borxhit të inkasuar është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve, pagesa e borxheve me këste.

    “Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775,053.64 euro, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

    Mes tjerash, ky institucion ka paralajmëruar aksione të ngjashme edhe ditëve në vazhdim, tek të gjithë subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj shtetit.

    “Trajtimi i barbarët i tatimpaguesve, do të vazhdoj ta karakterizoj ATK-në, pasi që vetëm në këtë mënyrë institucioni do të arrit të ketë shtrirje gjithëpërfshirës”, thuhet në një komunikatë për media nga ATK-ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark