Insajderi
Insajderi

Tentativë vrasje ndaj drejtorit të AgroKosova Holding, detaje nga policia

Insajderi
24 May 2022 - 22:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Para pak minutash, u raportua se kishte një tentim vrasje ndaj drejtorit të ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, Bekim Krasniqi.

Ky informacion u shpërnda nga mediumi lokal “Suhareka Online”.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me policinë dhe të njejtit thanë se në vendin e ngjarjes deri më tani nuk është gjetur asnjë mjet e as persona të dyshuar.

“Ai tha se dëgjoj të shtëna dhe menjehëre e ka raportuar rastin, njesiti kan shku aty edhe nuk kanë gjet asnjë mjet ose diçka madje as persona të dyshuar, ata janë akoma duke e kryer punën e tyre”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi

Gazeta Insajderi do të iu mbajë të informuar mbi ngjarjen…

Në anën tjetër Indoks, prodhim i Gazetës Insajderi pati trajtuar pikërisht temën rreth udhëheqjes së këtij biznesi, gjë që më pas, pas raportimit të InDoks shteti mori ndërmarrjen e “Agro Kosova” nga biznesmeni Haziz Tafaj.

Pas raportimit të emisionit “Mashtrimi i madh”, të InDoks i transmetuar në dhjetor të vitit që lamë pas, shteti i Kosovës ka vendosur që biznesmenit nga Suhareka, Haziz Tafajat të ia marrë ndërmarrjen “Agro Kosova”.

InDoks për të bëmat e Tafajt realizoi një hulumtim disa mujor, ekskluzivisht mori në intervistë edhe biznesmenin italian, Gianfranco Fantinel, që e e konsideronte vetën viktimë të Tafajt në procesin e privatizimit të AgroKosovës


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark