Ekskluzive: Insajderi sjell emrat e doganierëve që u përjashtuan nga puna - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Insajderi sjell emrat e doganierëve që u përjashtuan nga puna

    Insajderi
    25 May 2022 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka siguruar emrat e nëntë zyrtarëve doganor të larguar nga puna sot, pas një vendimi që ka marrë Dogana e Kosovës.

    Ilir Bobi, Dritëro Zeka, Dritan Hasimja, Miljan Vidosvljeviq, Hekuran Dana, Jeton Berisha, Besart Mala, Artan Oseku, Dritan Kurshumlija, janë emrat e 9 zyrtarëve që u larguan nga puna, shkruan Gazeta Insajderi.

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se arsyeja e largimit nga puna ka qenë sepse ata kanë bërë shkelje të rënda të Kodit të Mirësjelljes.

    “Bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë suspenduar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës.

    Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirërsjelljes.

    Dogana e Kosovës është e përkushtuar në shërbim të interesit publik dhe të gjithë zyrtarët doganor duhet me përgjegjësinë më të lartë të përmbushin detyrat dhe misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës. thuhet në njoftimin e doganës./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark