Takim me shkrimtarin Aziz Mustafa në qytetin e Klinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Takim me shkrimtarin Aziz Mustafa në qytetin e Klinës

    Insajderi
    25 May 2022 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” organizon aktivitetin letrar “Takim me shkrimtarin Aziz Mustafa në qytetin e Klinës”.

    Ky takim do të mbahet me 28 maj në Qendrën Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, duke filluar nga ora 12:00.

    Ky aktivitet do të zhvillohet në kuadër të programit për takime me shkrimtarë të ndryshëm e të rëndësishëm shqiptarë në qyteza të ndryshme të Kosovës. Kësaj radhe lexuesit dhe dashamirësit e artit në Klinë do t’i njoftojmë me veprën e shkrimtarit Aziz Mustafa, njërit prej zërave më të artikuluar të prozës dhe letërsisë së sotme shqipe që shkruhet dhe botohet në Kosovë.

    Takimi do të jetë i formatit të bisedës letrare

    Aziz Mustafa është një poet dhe prozator i veçantë që i ka dhënë letërsisë shqipe një vepër të këndshme për t’u lexuar dhe diskutuar, si dhe të begatshme në aspektin stilistik e tematik. Vepra e tij artistike është vlerësuar lart nga kritika letrare dhe është mirëpritur tejet mirë nga lexuesi i pasionuar i letërsisë së sotme shqipe.

    Aziz Mustafa lindi më 24 dhjetor të vitit 1967 në fshatin Malishevë të Gjilanit. Është vlerësuar me shpërblime të ndryshme letrare. Ai është autor i këtyre veprave artistike:
    “Mos e harro Japnoninë, Suzanë”, roman,
    “Toka ime është në dashuri”, tregime,
    “Mëso të thuash jo”, poezi,
    “Matja e kohës së ndalur”, poezi,
    “Pasaportë kam kafkën time”, poezi.
    Aziz Mustafa ka shkollim të lartë në fushën e mjekësisë. Është otorinolaringolog i njohur jo vetëm në Gjilan e Prishtinë, por edhe në qarqet e mjekëve specialistë jashtë vendit tonë. Ai ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme në këtë fushë profesionale, si dhe ka botuar artikuj shkencorë në revista e platforma tejet të rëndësishme në fushën e otorinolaringologjisë.

    Jeni të mirëseardhur!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark