Hajni i këpucëve e gjësendeve tjera kapet shpejt në Gjilan, futet në burg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajni i këpucëve e gjësendeve tjera kapet shpejt në Gjilan, futet në burg

    Insajderi
    25 May 2022 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Ankuesi shtetas i Kosovës me banim në Gjilan deklaron në Stacionin Policor në Gjilan se në shtëpinë e vëllait të tij, të cilën e ka nën mbikëqyrje, persona të panjohur kanë depërtuar me dhunë brenda në shtëpi ku kanë vjedhur vegla të ndryshme pune, një telefon ”samsung’’, këpucë të ndryshme, atlete sportive dhe sende të tjera.

    Njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor i Gjilanit , përmes rrugëve operative ka arritur të sigurojë informata kredibile se ketë vjedhje ka mundur ta ketë kryer i dyshuari A. S. (2001), banues në Gjilan.

    Me urdhër të dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake për krime të përgjithshme dhe në bashkëveprim me prokurorin e shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, më datën 24 maj 2022 është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht dëshmi të cilat ndërlidhen me rastin e lartshënuar si: atletet sportive dhe disa vegla të punës, orë dore dhe gjësende të tjera. Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa gjësende të tjera të cilat dyshohet se ndërlidhen me disa raste të vjedhjeve të rënda të cilat raste janë nën hetime aktive.
    Me vendim të lëshuar nga prokurori i çështjes, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
    Rasti është duke u hetuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark