I vdiq babai, Gucati e çon një letër nga burgu: Plumbi nuk më dha aq dhimbje sa lajmi që nuk më paske pritë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I vdiq babai, Gucati e çon një letër nga burgu: Plumbi nuk më dha aq dhimbje sa lajmi që nuk më paske pritë

    Insajderi
    29 May 2022 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, nuk mundi të merrte pjesë në varrimin e babait të tij, Avdullah Gucatit, i cili vdiq të premten.

    Nga burgu i Gjykatës Speciale në Hagë, ai e ka shprehur dhimbjen për humbjen e të atit, përmes një letre dërguar familjarëve.

    Rreshtat e Gucatit i ka publikuar në Facebook, djali i tij, Musli Gucati.

    Hysni Gucati shkruan se babanë e kishte “shok lufte, shok shpirti e shok lirie”.

    Ai thotë se plumbi që i mbet në trup nga lufta nuk i la dhimbje sa lajmi për vdekjen e babait.

    Postimi i Musli Gucatit në Facebook:

    Letër nga Hysi me rastin e vdekjes së Gjyshit

    Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër

    Me thanë që portreti ytë i priti të dera,

    të ajo derë e shpisë që sditi kurrë me u mbyll

    Që edhe Kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë,

    Unë plagët e tua e ti plagët e mia

    Duke qesh me thojshe kështu bir e don liria

    Shumë herë Shokve ni fjalë jau ke thanë

    Ta kisha plumbin që ka Hysi në trup

    Kurrë nuk e kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë

    Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk me dha aq dhimbje

    Sa dhimbje me dha lajmi që nuk me paske prit

    Të kisha shok lufte shok shpirti e shok lirie

    Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie.

    29.05.2022.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark