Asnjë emër nga opozita për Presidentin e ri në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë emër nga opozita për Presidentin e ri në Shqipëri

    Insajderi
    29 May 2022 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raundi i tretë i procesit për zgjedhjet e Presidentit është djegur, pasi opozita nuk propozoi asnjë emër në kryesinë e kuvendit.

    Ora 16:00 e kësaj të diele ishte afati i fundit që opozita të jepte propozimin/propozimet e saj, ndërkohë që mazhoranca nuk propozoi asnjë të tillë në raundin e dytë dhe të tretë. Të hënën kuvendi do të mblidhet, ashtu siç u dakordësua në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve.

    Tashmë për të zgjedhur Presidenti duhen 71 vota dhe jo 84 si në dyja raundet e para, që do të thotë se mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme kreun e shtetit.

    Kuvendi do të zhvillojë nesër dy seanca radhazi, një për Presidentin në orën 10:00 dhe një tjetër për rendin e ditës në 11:00.

    Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.

    Për zgjedhjen e Presidentit të vendit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime (raunde). Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave./tch/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark