Dy të mitur arrestohen në Pejë, kishin vjedhur motoçikleta, veturë, nëpër shtëpi e dyqane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të mitur arrestohen në Pejë, kishin vjedhur motoçikleta, veturë, nëpër shtëpi e dyqane

    Insajderi
    30 May 2022 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga data 16.05.2022 e deri me datë 28.05.2022, dy persona të mitur kanë kryer vepra penale në disa lokacione.

    Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datë 29.05.2022, pas një pune intensive ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy persona të mitur të cilët gjatë kësaj periudhe kohore kanë kryer vjedhje të rënda, vjedhje dhe marrje në posedim të pasurisë së luajtshme, në objekte fetare, shtëpi, dyqane.

    Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy motoçikleta, dhe një veturë, të cilat pas procedurave ligjore iu janë kthyer pronarëve.

    Pas intervistimit të personave të dyshuar, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë liruar, thuhet në komunikatën e Policisë për media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark