Gjendet avioni i rrëzuar në Kroaci, asnjë i mbijetuar në bord - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjendet avioni i rrëzuar në Kroaci, asnjë i mbijetuar në bord

    Insajderi
    30 May 2022 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë gjetur mbetjet e avionit që doli nga radarët një ditë më parë në Kroaci.

    Autoritetet kroate kanë njoftuar se 4 anëtarët e bordit kanë ndërruar jetë, ndërsa policia ka nisur një hetim për shkaqet dhe rrethanat aksidentit ajror.

    Kreu i ekipeve të mbrojtjes civile, Damir Trut, tha se “Sapo avioni u vu re nga lart (me drone), ekipet e kërkimit shkuan në skenë. Fatkeqësisht, është konfirmuar se të gjithë pasagjerët kanë vdekur.”

    Trut nuk zbuloi kombësitë e viktimave të përplasjes. Televizioni i Shtetit HRT tha se ata përfshinin një qytetar zviceran, dy gjermanë dhe një qytetar kroat.

    Avioni humbi të dielën pasi u largua nga porti i Detit Adriatik i Splitit drejt Gjermanisë. Media lokale raportoi se moti në zonë ishte i keq dhe se piloti dërgoi një apel për ndihmë para se të rrëzohej.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark