Manastiri i Deçanit: Kosova nuk po e respekton sistemin e saj ligjor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Manastiri i Deçanit: Kosova nuk po e respekton sistemin e saj ligjor

    Insajderi
    30 May 2022 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manastiri i Deçanit ka dalë me një njoftim tjetër ku thotë se Kosova nuk po e respekton vendimin e Gjykatës së saj Kushtetuese për pronat rreth kishës.

    Vendimi për pronat rreth manastirit nuk ka gjetur zbatim nga qeveritë e Kosovës, teksa tash manastiri thotë se u tregua edhe bashkëpunuese për lejimin e ndërtimit të rrugës që dërgon në Plavë.

    “Kanë kaluar 6 vite që kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës konfirmoi pronën e Manastirit të Deçanit. Në nëntor 2020, u nënshkrua marrëveshja e Këshillit të Zbatimit dhe Monitorimit (KPM) për një rrugë anashkaluese për në Mal të Zi jashtë zonës së mbrojtur të Deçanit. Pavarësisht se institucionet e Kosovës i minojnë të dyja vendimet”, thuhet në reagimin e manastirit në Twitter.

    “Një sjellje e tillë tregon mosgatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të respektuar sistemin e tyre juridik pasi vazhdojnë me diskriminimin e Manastirit të Deçanit i cili është sulmuar 4 herë që nga viti 1999. Përveç kësaj, Komuna refuzon të vendosë një shenjë të duhur për vizitorët në Manastir”, përfundon reagimi.

    Gjatë javëve të kaluara ambasadorët e shteteve të huaja viziton Manastirin dhe kërkuan në intervista që vendimi i Kushtetueses të gjejë zbatim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark